Botë

Scholzi humb votëbesimin në Parlament, hapet rruga për zgjedhje

Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka humbur votëbesimin në Parlament të hënën, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme më 23 shkurt.

Nga 717 votat e numëruara, 207 i dhanë Scholzit besimin e tyre, 394 jo dhe 116 abstenuan.

Tani kancelari do t'i kërkojë presidentit Frank-Walter Steinmeier ta shpërndajë Parlamentin dhe të shpallë zgjedhjet e reja.

Scholz kishte ftuar votimin e së hënës dhe priste ta humbiste atë, duke llogaritur se shkaktimi i zgjedhjeve të parakohshme ishte shansi i tij më i mirë për ta ringjallur pasurinë politike të partisë së tij, raporton BBC.

Kjo vjen rreth dy muaj pas rënies së qeverisë së koalicionit tre-partiak të Scholz-it, e cila e la kancelarin të udhëheqë një administratë të pakicës.

Përpara votimit të së hënës, Scholz ka thënë se tani do të jetë në dorën e votuesve të "përcaktojnë kursin politik të vendit tonë”. 

Lexo përditësimet tjera
Olaf Scholz

Scholzi përballet sot me votëbesim në Bundestag

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të përballet të hënën me një votëbesimi në parlamentin gjerman që...