Botë

Scholzi e gjen ministrin e ri të Financave, votëbesimi më 15 janar

Scholz & Kukies

Scholz & Kukies

Joerg Kukies, sekretari i shtetit në kancelari, do ta zëvendësojë Christian Lindnerin si ministër gjerman i Financave pas prishjes së koalicionit qeverisës të mërkurën mbrëma, ka njoftuar transmetuesi publik ARD të enjten në mëngjes.

Kukies shihet si një nga këshilltarët më të afërt të kancelarit Olaf Scholz dhe është i njohur në Bruksel pasi shërbeu si sekretar i shtetit për politikën e tregut financiar dhe politikën evropiane nga prilli 2018 deri në dhjetor 2021.

Më parë, Kukies ka punuar për bankën amerikane të investimeve Goldman Sachs.

Koalicioni trepartiak i Gjermanisë, nën udhëheqjen e socialistit Scholz, u prish kur ai shkarkoi ministrin e Financave nga Partia Demokratike e Lirë, Lindner.

Scholz tani do të udhëheqë qeveri të pakicës me socialdemokratët e tij dhe të Gjelbërit deri në votëbesimin ndaj Qeverisë më 15 janar.

Zgjedhjet e reja parashihen të mbahen në mars.