Botë

Scholzi dënon mbështetjen e Elon Muskut për AfD-në para zgjedhjeve në Gjermani

Olaf Scholz

Foto: Associated Press

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka dënuar të dielën mbështetjen e Elon Muskut ndaj partisë së ekstremit të djathtë gjerman, përpara zgjedhjeve të ardhshme në Gjermani.

Scholzi ka reaguar pasi Musku e quajti atë një "budalla" pak pasi qeveria e tij e koalicionit u rrëzua në nëntor dhe më vonë mbështeti AfD-në në një opinion që ai shkroi për një gazetë të madhe në Gjermani, raporton AP.

“Gjëja kryesore është se Musku ka mbështetur një parti ekstremiste pjesërisht të krahut të djathtë dhe, siç mund ta shihni, nuk po vepron vetëm në këtë drejtim në këtë vend. Dhe kjo është diçka me të cilën jo vetëm që nuk pajtohemi, por unë e refuzoj”, ka deklaruar Scholzi në një takim të fushatës për zgjedhjet që do të mbahen më 23 shkurt. 

Scholzi ka shtuar se nuk ishte asgjë e re për socialdemokratët që duhet të mbroheshin kundër sipërmarrësve të pasur. 

Musk ka mbështetur vazhdimisht AfD-në në X dhe madje ka shkruar se AfD-ja është shkëndija e fundit e shpresës për Gjermaninë.

Ai gjithashtu ofendoi presidentin e Gjermanisë, Steinmeier, duke e quajtur një "tiran jodemokratik".