*Përditësim - dalin detajet e bisedës
Kancelari gjerman Olaf Scholz të premten ka folur në telefon me presidentin rus Vladimir Putin, raportoi Reuters.
Biseda ka zgjatur rreth një orë këtë paradite. Ende nuk janë dhënë detaje nga telefonat.
Scholzi e Putini për herë të fundit biseduan në dhjetor të vitit 2022.
“Po, vendosa të flas me presidentin rus në momentin e duhur. Por unë jam politikan i përgjegjshëm, nuk e bëj vetëm”, pati thënë Scholz pak ditë më parë për shërbimin publik ARD.
Scholzi ka treguar gatishmërinë për të diskutuar “paqe të drejtë” në Ukrainë me Putinin në mes të tetorit.
Kancelari gjerman ka kërkuar vazhdimisht zgjidhje diplomatike dhe tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina.
Moska zyrtare njoftoi në fillim të tetorit se Putini është i hapur për dialog, edhe nëse marrëdhëniet me Berlinin janë “në zero”.