Botë

Scholzi bën thirrje për modernizim të shoqërisë gjermane

Olaf Scholz

Olaf Scholz

Foto: Associated Press

Olaf Scholz, ka deklaruar se ishte nder dhe përgjegjësi që ka shërbyer si kancelar i Gjermanisë që nga viti 2021.

Në një konferencë për media të hënën, një ditë pas humbjes së partisë së tij në zgjedhje, Scholzi ka falënderuar partinë e tij dhe të gjithë mbështetësit gjatë fushatës zgjedhore, raporton BBC.

Ai ka shprehur dëshirën e tij që ta shohë shoqërinë e Gjermanisë të modernizuar, duke shtuar se kjo është një “sfidë e paprecedent”.

Scholzi po ashtu ka nënvizuar se Gjermania nuk e ka lënë Ukrainën të vetme në tri vjet luftime kundër Rusisë dhe ka çmuar punën e madhe që qeveria e tij ka bërë në këtë drejtim.