Botë

Scholz: Nëse SHBA-ja s’na lë zgjidhje, BE-ja do të reagojë e bashkuar

Olaf Scholz

Foto: Associated Press

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është zotuar të martën se "Bashkimi Evropian do të reagojë i bashkuar" nëse SHBA-ja vazhdon me tarifat për çelikun dhe aluminin.

Në një fjalim në parlamentin gjerman të martën, Scholzi ka thënë se "në fund të fundit, luftërat tregtare gjithmonë i kushtojnë të dyja palëve", raporton AP.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur të vë tarifa prej 25% ndaj çelikut dhe aluminin që hyn nga çdo shtet në SHBA. 

Ai vendosi tarifa të ngjashme gjatë presidencës së tij të parë, por masa dëmtoi marrëdhëniet me aleatët kryesorë të SHBA-së dhe rriti kostot për prodhuesit që blejnë çelik dhe alumin.

Pasi Trumpi ka vendosur tarifat e çelikut në vitin 2018, BE-ja ka vendosur kundër-tarifa për motoçikletat e prodhuara në SHBA dhe disa produkte të tjera.