Botë

Rutte: Kievi duhet të jetë i përfshirë në çdo diskutim për Ukrainën

Mark Rutte

Foto: Associated Press

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, ka thënë të enjten se çdo marrëveshje paqeje në Ukrainë duhet të jetë e qëndrueshme.

"Është thelbësore që çfarëdo që të dalë nga ato bisedime, të jetë e qëndrueshme”, u ka thënë Rutte gazetarëve në Bruksel përpara bisedimeve me ministrat e Mbrojtjes të aleancës, raporton Reuters.

Sekretari i Përgjithshëm ka thënë gjithashtu se është thelbësore "që Ukraina të jetë e përfshirë nga afër në gjithçka që ndodh rreth Ukrainës".

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se ka zhvilluar bisedë telefonike me preisdentin rus, Vladimir Putin, dhe se të dy liderët janë pajtuar për të filluar bisedimet e paqes në Ukrainë.

Ministrat e Jashtëm të BE-së dhe ai i Britanisë së Madhe kanë reaguar përmes një deklarate të përbashkët të mërkurën në mbrëmje pas një takimi në Paris, se Evropa nuk duhet të lihet anash në këto bisedime dhe se pa përfshirjen e saj dhe të Ukrainës, nuk mund të ketë paqë të qëndrueshme.

LEXO EDHE: