Forcat speciale ruse vranë dy persona të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste në një shkëmbim zjarri në jug të vendit të enjten, ka bërë të ditur Komiteti Kombëtar Antiterror.
Të dyshuarit u bllokuan në periferi të Nalchik, kryeqyteti i republikës Kabardino-Balkaria, dhe hapën zjarr ndaj forcave speciale të Shërbimit Federal të Sigurisë, sipas komitetit, raporton AP.
Komiteti nuk ka dhënë detaje për veprimet që besohet se të dyshuarit po planifikonin.
Por shkëmbimi i zjarrit erdhi mes shqetësimeve të shtuara të sigurisë pas sulmit të 22 marsit nga persona të armatosur në një sallë koncertesh në Moskë, nga i cili mbetën të vdekur 145 njerëz.
Një degë e grupit të Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për sulmin.
Kabardino-Balkaria është në rajonin e Kaukazit të Veriut ku ekstremizmi islamik është krijuar për dekada.