Botë

Rusia thotë se Ukraina e ka sulmuar sërish me ATACMS, premton hakmarrje

ATACMS

Foto: Associated Press

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se Ukraina ka sulmuar një aeroport ushtarak në qytetin jugor rus të Taganrog të mërkurën në mëngjes, duke hedhur gjashtë raketa ATACMS të furnizuara nga SHBA-ja, dhe premtoi hakmarrje.

Ministria ka bërë të ditur në një deklaratë se të gjashtë raketat janë rrëzuar ose kapur, por se mbeturinat e raketave kanë shkaktuar lëndime në mesin e disa prej personelit, raporton Reuters.

“Nuk ka pasur dëme, dy ndërtesa në territorin teknik të aeroportit dhe tri automjete ushtarake, si dhe vetura civile në parkingun ngjitur me aeroportin janë dëmtuar lehtë (nga copëza)”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

"Ky sulm nga armët perëndimore me rreze të gjatë veprimi nuk do të mbetet pa përgjigje dhe do të merren masat e duhura”, thuhet më tej në deklaratë.