Botë

Rusia sulmon objektet energjetike pranë Kievit

dron

Ilustrim

Rusia sulmoi objektet energjetike të Ukrainës në dy rajone midis kryeqytetit Kiev dhe kufirit rus, me dronë gjatë natës, duke lënë dhjetëra mijëra njerëz pa energji,  ka njoftuar të premten operatori kombëtar i rrjetit të energjisë elektrike të Ukrainës.

Guvernatori i një prej rajoneve, Chernihiv, tha për televizionin kombëtar se të paktën 15 persona u plagosën dhe infrastruktura në qytetin e Nizhynit u dëmtua pas sulmit.

Më shumë se 68 mijë  konsumatorë në rrethe të caktuara të rajoneve Zhytomyr dhe Kiev humbën energjinë, njoftoi kompania Ukrenergo. 

Në përgjithësi, mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërroi 20 nga 22 dronë sulmues rusë të nisur gjatë natës, tha shefi i forcave ajrore të Ukrainës. Shumica e dronëve u rrëzuan në rajonet jugore Kherson dhe verilindore të Sumyt.

Shërbimi i urgjencës  ka bërë të ditur se një sulm gjatë natës në Kherson kishte dëmtuar gjashtë ndërtesa banimi dhe kishte shkaktuar zjarre të konsiderueshme në zona të hapura.

Rusia ka sulmuar objektet energjetike anembanë Ukrainës me raketa dhe dronë gjatë muajve të fundit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në shumë rajone dhe duke detyruar Kievin të fillojë importet në shkallë të gjerë të energjisë elektrike nga Bashkimi Evropian.