Autoritetet ruse kanë raportuar se i kanë rrëzuar mbi 100 dronë ukrainas të dielën, duke shkaktuar zjarre përfshirë edhe në një bllok të apartamenteve, raporton agjencia “AP”.
Raportohet se ishte një prej sulmeve më të mëdha mbi qiejt e Ruisë, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka raportuar se ka rrëzuar 125 dronë ukrainas nëpër shtatë rajone gjatë orëve të hershme të së dielës.
Veçanërisht u sulmua rajoni jugperëndimor i Volgogradit, ku u rrëzuan 67 dronë ukrainas nga mbrojtja ajrore ruse, është thënë nga Ministria ruse e Mbrojtjes.
17 dronë janë rrëzuar në rajonin Voronezh, ndërsa mbetjet e rëna nga qielli kanë shkatërruar një bllok të apartamenteve dhe një shtëpi, ka thënë guvernatori i Voronezhit, Aleksandr Gusev.