Botë

Rusia prodhon 10 herë më shumë raketa se NATO-ja, thotë Putini

Vladimir Putin

Foto: Associated Press

Presidenti rus, Vladimir Putin ka dhënë të enjten detaje për prodhimin e armëve të Rusisë.

Duke folur nga një samit në Kazakistan, Putini ka deklaruar se vendi i tij prodhon 10 herë më shumë raketa se të gjitha vendet e NATO-s dhe shtoi se në vitin 2025 prodhimi i tyre i raketave me rreze të gjatë do të rritet me 25-30%, raporton BBC.

Presidenti rus ka thënë gjithashtu se Rusia ka të gatshme për përdorim disa sisteme të tjera të ngjashme me Oreshnik, raketën e re balistike që përdori për të sulmuar Ukrainën javën e kaluar.

Në rast të përdorimit masiv të raketave Oreshnik në një goditje, fuqia e saj do të jetë e krahasueshme me përdorimin e armëve bërthamore, pohoi ai, duke shtuar se ata planifikojnë të vazhdojnë testet luftarake për raketën në përgjigje të "veprimeve të armikut".

Lexo përditësimet tjera
Vladimir Putin

Putini kërcënon t'i sulmojë qendrat vendimmarrëse në Kiev

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia ka sulmuar Ukrainën me 90 raketa dhe 100...