Botë

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll të plotë Avdiivkan

Forcat ruse pretendojnë se kanë marrë nën kontroll të plotë Avdiivkaa, duke e eliminuar rezistencën e fundit në fabrikën e koksit në qytetin lindor të Ukrainës. 

Në disavantazh sa i përket numrit të ushtarëve dhe duke u përballur me sulme të shumta ajrore dhe të artilerisë, forcat ukrainase u desh të tërhiqeshin.

Zyrtarët e Moskës kanë deklaruar të shtunën se kanë marrë nën kontroll Avdiivkën. Forcat ukrainase kanë konfirmuar tërheqjen nga qyteti i bombarduar, çka ka quar në triumfin e Kremlinit, edhe pse lufta katërmuajshe kishte kosto të lartë. E të hënën nga ushtria ruse u tha se qyteti strategjik lindor ukrainas është nën kontroll të tyre. 

Fitorja rriti moralin e Rusisë, disa ditë para dyvjetorit të fillimit të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Për Ukrainën, ishte kujtesë e zymtë se sa të nevojshme e ka ndihmën me armë e municione nga Perëndimi. Ndalesat në ndihmat e reja e kanë lënë Ukrainën në mungesë të municioneve dhe kjo po reflektohet në front.

Rusia ka të ngjarë se do të avancojë, duke parë se Ukraina është dobësuar. Rusia ka goditur Avdiivkën me bomba dhe raketa ditëve të fundit, duke lënë mbrojtësit pa vende për t’u fshehur, sipas një oficeri të lartë ukrainas i cili ka marrë pjesë në këtë betejë.

“Pozicionet që ne po mbanim u shkatërruan”, ka thënë Rodion Kudriashov, zëvendës-komandant i Brigadës së III-të Sulmuese. “Trupat, ndërkohë, kishin mbetur me aq pak municione sa ju desh të zgjidhnin midis objektivave. Të tejkaluar në numër dhe në armatim, ata u tërhoqën nga pozicionet”.

Palët ishin thellësisht të pabarabarta në favor të forcave ruse, ka thënë ai, duke cituar vlerësimet e inteligjencës ukrainase.

“Nëse po flasim për këmbësorinë, është 1 me 7. Nëse flasim për automjete ushtarake është 1 me 8 dhe për sa i përket artilerisë, është 1 me 11”, ka thënë Kudriashovi.

Disa analistë perëndimorë të luftës besojnë se Ukraina mund t’i kundërpërgjigjet përpjekjeve të Rusisë për të ndërtuar suksesin e saj në Avdiivka duke u përpjekur të ngrejë linja të reja mbrojtjeje në atë zonë dhe duke vendosur njësi të reja për të frenuar forcat ruse.

Edhe nëse është kështu, kërcënimi nga pakica e municioneve prek ushtrinë ukrainase.

Rusia po përpiqet ta shfrytëzojë vonesën në SHBA të miratimit të pakos së re të ndihmës ushtarake prë Ukrainën. 61 miliardë dollarë, sa është pako e re e ndihmës amerikane për Ukrainën, duhet të miratohet në Kongres.

Pa fondet e SHBA-së, analistët thonë, se Ukraina ka gjasa të humbë luftën.

“Vonesat në ndihmën nga perëndimi për Ukrainën janë duke ndihmuar Rusinë për të realizuar operacione sulmuese oportuniste nëpër disa sektorë të vijës së parë të frontit, në mënyrë që t’i bëjë presion forcave ukrainase”, ka thënë Instituti për Studimin e Luftës të dielën.

Përveç Avdiivkës, Rusia po shtyn forcat e saj edhe në rajonin verilindor të Kharkivit dhe në Zaporiizhian Jugore, ka thënë “think-tanku” me seli në Washington.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka thënë se vendi i tij “po bën çfarë është e mundshme dhe të pamundurën” për ta mposhtur Rusinë.

“Ukrainasit kanë luftuar heroikisht më herët, por është hera e parë në histori që Ukraina ka arritur solidaritet dhe mbështetje globale të tillë”, ka thënë Zelenskyy të dielën mbrëma.