Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergeiu Shoigu ka deklaruar se trupat ruse kanë arritur të fitojnë më shumë territor ukrainas këtë vit.
Sergei Shoigu ka thënë se Rusia ka arritur të fitojë më shumë se 400 kilometra katrorë në Ukrainë që nga fillimi i vitit, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Shoigu ka thënë gjithashtu se ushtria ukrainase ka humbur mbi 80 mijë trupa dhe më shumë se 1.200 automjete të blinduara që nga fillimi i vitit.
Sipas tij Kievi po përpiqej të largonte vëmendjen duke u përpjekur ta godiste territorin rus, në mënyrë që të bindte sponsorët e tij perëndimorë se ai mbetet i aftë të përballet me ushtrinë ruse.