Botë

Rusia pretendon se ia ka marrë nga kontrolli Ukrainës një fshat në rajonin e Kurskut

Raketë balistike ruse

Raketë balistike ruse

Foto: Associated Press

Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar të hënën se trupat ruse kanë rifituar kontrollin nga Ukraina tëfshatit Nikolayevo-Darino që ndodhet në rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë.

Forcat e Moskës kanë luftuar për të nxjerrë trupat ukrainase nga Kursku që nga 6 gushti i vitit të kaluar, kur Kievi organizoi një inkursion të befasishëm mbi kufirin me Rusinë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. 

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar vazhdimisht se do t’i jepte fund luftës brenda 24 orësh me zgjedhjen e tij në krye të SHBA-së. Mirëpo, tash kur ai e ka marr edhe zyrtarisht detyrën, këshilltarë të tij kanë deklaruar se arritja e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë mund të marrë muaj.