Botë

Rusia nis një valë të re sulmesh në Kiev dhe Odesa

Ukraine

Foto: Associated Press

Sulmet ajrore ruse në Ukrainë e mbajtën gjysmën lindore të shtetit nën gatishmëri për më shumë se pesë orë, ka bërë të ditur ushtria e Ukrainës herët të dielën.

Sipas autoriteteve ukrainase, Moska ka nisur një valë të re sulmesh që synonin Kievin dhe qytete të tjera, raporton Reuters.

"Armiku përdori edhe një herë dronët e tij kundër Kievit brenda natës”, ka deklaruar në Telegram, Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit.

“Dronët rusë hynë në kryeqytetin e Ukrainës në disa valë dhe nga drejtime të ndryshme”, ka shtuar ai.

Të gjitha armët ajrore u shkatërruan, teksa nuk ka raportime për dëme apo lëndime, sipas Popko. 

Alarmet për sulm ajror për kryeqytetin dhe rajonin e tij u njoftuan tri herë gjatë natës.

Hennadii Trukhanov, kryebashkiak i portit të Odesës në Detin e Zi, ka thënë në Telegram se Rusia synoi qytetin jugor gjatë natës, me disa shpërthime të raportuara.

Nuk ka informacione për dëme apo të lënduar atje.