Rusia ka lëshuar 188 dronë në Ukrainë, që paraqet numrin më të të lëshuar deri tani brenda natës, raporton The Guardian.
Ushtria ukrainase ka thënë të martën se ka rrëzuar 76 dronë, duke shtuar se ka humbur sinjalet e 96 të tjerëve, me gjasë për shkak të luftës aktive elektronike, dhe se pesë dronë janë nisur drejt Bjellorusisë.
Kievi ishte nën sulm të vazhdueshëm me dronë rusë, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko herët të martën.
“Sulmi UAV (mjet ajror pa pilot) në kryeqytet vazhdon”, shkroi Klitschko në Telegram. “Forcat ajrore po operojnë në zona të ndryshme të qytetit. Dronët po futen në kryeqytet nga drejtime të ndryshme”.
Sipas dëshmitarëve, është dëgjuar një seri me eksplodime, të cilat dukeshin si sistemet e mbrojtjes ajrore duke operuar. Në Kiev dhe rajonet përreth është dëgjuar alarmi për sulme ajrore.
Ndërkohë, një sulm rus brenda natës në infrastrukturën kritike ndërpreu energjinë në 70 për qind të rajonit perëndimor të Ukrainës Ternopil, tha guvernatori i rajonit në televizionin kombëtar.
Vyacheslav Nehoda tha se dëmi ishte “i konsiderueshëm” dhe se do të ndikonte “për një kohë të gjatë” në furnizimin me energji elektrike në Ternopil dhe rajonin përreth.