Botë

Rusia lëshon 88 dronë në drejtim të Ukrainës brenda natës

ukraina

Foto: Associated Press

Rusia ka lëshuar 88 dronë në drejtim të Ukrainës brenda një nate, duke lënë të lënduar 4 persona dhe duke shkaktuar dëme në ndërtesat e banimit në Kiev, si dhe në pjesë të tjera të vendit, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Në njoftimin e Forcave Ajrore të Ukrainës të shtunën thuhet se mbrojtja ajrore ka rrëzuar 56 prej 88 dronëve. Ndërkaq, 24 dronë kishin “humbur”, sipas njoftimit, sepse ushtria kishte përdorur pajisje elektronike për t’ia ndryshuar drejtimin. 

Sulmi me dronë gjithashtu dëmtoi dhjetëra ndërtesa komerciale, derisa ka shkaktuar edhe zjarre në pjesë të ndryshme të Kievit, kanë bërë të ditur zyrtarë të qytetit.

Zyrtarët rajonalë kanë thënë po ashtu se ndërtesat e banimit dhe ato komerciale ishin dëmtuar në rajonin qendror të Dnipropetrovskut, teksa ushtria ka raportuar për dëme edhe në rajonin jugor të Odesës.