Rusia ka kryer pesë sulme ajrore të njëpasnjëshme të dielën në Siri, duke synuar një kamp refugjatësh në një lagje në Idlib, sipas grupit të të drejtave të njeriut me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR).
Sulmet vranë të paktën një civil dhe kanë plagosur të tjerë, ka bërë të ditur monitoruesi, raporton BBC.
Në një përditësim të mëparshëm, SOHR ka thënë se Rusia goditi pjesët rurale të Idlib dhe Hama ku grupi që drejton ofensivën rebele "ka marrë kontrollin së fundmi".
Kjo vjen pasi qeveria ka dërguar "përforcime të mëdha" për të krijuar një vijë mbrojtëse në fshatin Hama, shton SOHR.
Idlibi dhe Hama ndodhen në jug të Alepos. Forcat opozitare kanë mbajtur nën kontroll qytetin veriperëndimor të Idlibit dhe pjesën më të madhe të provincës përreth.
Të shtunën, Idlibi dhe zonat përreth u goditën me nëntë sulme ajrore.