Rusia ka kërkuar nga shtetet në Lindjen e Mesme që të tregojnë vetëpërmbajtje, dhe ka paralajmëruar kundër udhëtimeve në rajon, pas kërcënimit të Iranit për të sulmuar Izraelin, derisa Lufthansa e Gjermanisë e ka zgjatur pezullimin e fluturimeve në Teheran.
Irani është zotuar të hakmerret për sulmin e 1 prillit në konsullatën e saj në Damask, që la të vdekur një gjeneral kryesor dhe gjashtë oficerë të tjerë të ushtrisë iraniane, duke eskaluar kështu tensionet në rajon, tashmë të rritura për shkak të luftës në Gaza, raporton Reuters.
“Tani për tani është shumë e rëndësishme për secilin që të ruajnë vetëpërmbajtjen dhe të mos çojnë në destabilizim të situatës në rajon, e cila në fakt nuk është e mirë me stabilitet dhe parashikueshmëri”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve në rajon që të tregojnë vetëpërmbajtje”, ka shtuar ai.
Konflikti është shpërndarë në Lindjes e Mesme që kur ka shpërthyer lufta në Gaza, me grupet që mbështesin Iranin, duke deklaruar mbështetje për palestinezët që kryejnë sulme nga Libani, Jemeni dhe Iraku. Teherani e ka shmangur përballjen e drejtpërdrejt me Izraelin apo SHBA-në, derisa ka paraqitur mbështetjen për aleatët e tij.
Shteti izraelit nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin 1 prillit, për të cilin lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë të mërkurën se Izraelit “duhet të ndëshkohet, dhe do të ndëshkohet”.
Ai ka shtuar se sulmi është i barabartë me një sulm në territorin iranian.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar të mërkurën se Irani po kërcënon me sulme ndaj Izraelit, dhe se SHBA-ja do të ofrojë mbështetje “të hekurt” për Izraelin.
Irani është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në grupin OPEC.
LEXO EDHE: