Një diplomat i lartë evropian ka thënë se deri në 100 "incidente të dyshimta" në Evropë këtë vit mund t'i atribuohen Rusisë.
Duke folur përpara një takimi me homologët e NATO-s në Bruksel, ministri i jashtëm çek, Jan Lipavsky, ka theksuar se Evropa "duhet t'i dërgojë një sinjal të fortë Moskës se kjo nuk do të tolerohet", raportoi Guardian.
“Këtë vit ka pasur 500 incidente të dyshimta në Evropë. Deri në 100 prej tyre mund t'i atribuohen sulmeve hibride ruse, spiunazhit, operacioneve të ndikimit", u tha Lipavsky gazetarëve.
Çështja e kërcënimeve hibride ruse ishte një nga temat kryesore të diskutuara gjatë takimit dyditor të aleancës së NATO-s në Bruksel.
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se “Rusia dhe Kina janë përpjekur t’i destabilizojnë shtetet tona dhe të ndajnë shoqëritë tona me akte sabotimi, sulme kibernetike”.
Rute ka shtuar se janë pajtuar për një sërë masazh për t’i përballur aktivitetet armiqësore të Rusisë dhe për mbrojtje më të fortë të infrastrukturës kritike.