Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer qindra të burgosur të luftës të shtunën, ka njoftuar Ministria ruse e Mbrojtjes.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina ka kthyer në shtëpi 277 të burgosur të luftës si pjesë e shkëmbimit të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, transmeton The Guardian.
“Në total, që prej fillimit të luftës në shkallë të gjerë, 4,552 njerëz – luftëtarë dhe civilë – janë kthyer në shtëpi pasi janë liruar në mënyrë të suksesshme nga burgjet ruse”, ka thënë Zelensky. “Kujtojmë të gjithë ata që kanë mbetur në robëri. Ne jemi duke kërkuar për të gjithë ata që mund të jenë atje. Duhet t’i sjellim të gjithë në shtëpi”.
Gjatë ditës, presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur armëpushimin e Pashkëve në luftën e Ukrainës, i cili nis nga mbrëmja e sotshme e mbaron në mesnatën e së dielës.
Zelensky ende nuk i është përgjigjur njoftimit të presidentit rus për armëpushimin e përkohshëm.