Një takim i dytë ndërmjet përfaqësuesve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është planifikuar të mbahet në dy javët e ardhshme, shkruan BBC.
Moska dhe Washingtoni mbajtën bisedimet e para në lidhje me luftën gati trivjeçare në Ukrainë të martën në Riad të Arabisë Saudite, me qëllim të normalizimit të raporteve dhe pajtimit mbi hapat e radhës për t’i dhënë fund luftës.
Takimi do të mbahet në vend neutral dhe se lokacioni specifik ka mbetur akoma për t’u vendosur.
Kremlini zyrtar ka deklaruar këtë javë se një takim direkt midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, mund të mbahet këtë muaj. Të dy liderët janë shprehur të gatshëm të takohen.