Botë

Rusia dënon me burgim edhe një shtetas amerikan

Rusia dënon me burg edhe një shtetas amerikan

Një gjykatë në Moskë e ka dënuar një shtetas amerikan me 15 vjet burgim për spiunazh.

Gene Spector, i cili ka lindur në Rusi por më vonë kishte shkuar në SHBA dhe e mori shtetësinë, ishte dënuar më parë me katër vjet burgim në Rusi për ryshfet, raportoi CNN.

Ai u dënua me 13 vjet burgim për spiunazh e dy për ryshfet, që bashkë i bënë 15 vjet dënim.

Sipas mediave ruse, Spector ishte drejtor i bordit të Grupit Medpolymerprom, që merret me ilaçe për kancerin.

Spector është një prej shtetasve amerikanë që janë dënuar me burgim në Rusi këtë vit.

Në tetor, një 72-vjeçar u dënua me gati shtatë vjet burgim me pretendimin se luftoi në Ukrainës. Robert Woodland u dënua me 12 vjet e gjashtë muaj për akuza që lidheshin me drogë. Në korrik, gazetari Evan Gershkovich u dënua me 16 vjet pasi u akuzua se spiunoi për CIA-n.