Botë

Rusia ankohet se s’po mund t’i rrëzojë dronët ukrainas

Ushtria ukrainase

Ushtarakë rusë janë ankuar se dronët ukrainas kanë aftësi superiore në fushëbetejë, duke thënë se cilësia teknologjike e Ukrainës është në nivel.

Në raportin e Institutit Amerikan të Luftës thuhet se trupat ruse po përballen me vështirësi në eliminimin e dronëve dhe të pajisjeve teknologjike ushtarake të Ukrainës, me theks të veçantë të dronëve të kontrolluar nga toka.

Në blogun ushtarak rus, “Storm-Z” thuhet se trupat ukrainase kanë një avantazh të madh numerik në dronët FPV.

“Ukraina ka njësi të specializuara dhe të centralizuara të dronëve brenda njësive ekzistuese tokësore të Ukrainës, gjë që i lejon Ukrainës të integrojë më mirë aftësitë e zbulimit dhe sulmit të dronëve në manovrat bazë  taktike. Forcat ruse në anën tjetër, nuk kanë sistem të organizuar të njësisë së dronëve për t'i luftuar ukrainasit”, thuhet në raportin amerikan.

Në anën tjetër, revista opozitare në Rusi, DOXA dhe një medium tjetër kanë theksuar rolin e Kishës Ortodokse Ruse të mbështetur nga Kremlini në shkatërrimin e identiteteve të fëmijëve ukrainas. Që nga 2022-a, rusët thuhet se deportuan fëmijë ukrainas nga jetimoret dhe shkollat në zonën e Oblastit (Donetsk). Priftërinjtë, sipas mediumeve ruse, i pagëzuan dhe ua ndërruan identitetet fëmijëve ukrainas, duke i fshirë edhe nga listat zyrtare ukrainase.

Kjo nuk është hera e parë që Rusia akuzohet se i ka kidnapuar fëmijët e ukrainasve, duke i mbajtur larg familjeve.

LEXO EDHE: