Peizazhi politik i Rumanisë po lëkundet pasi një populist i ekstremit të djathtë siguroi fitore në rundin e parë në zgjedhjet presidenciale, treguan të hënën të dhënat elektorale.
Calin Georgescu, i cili kandidoi i pavarur, do të përballet me reformisten Elena Lasconi në një balotazh pas dy javësh, raporton AP.
Georgescu, 62 vjeç, është përpara pas numërimit të pothuajse të gjitha fletëvotimeve, duke fituar 22.95% të votave.
Lasconi, e partisë progresive “Save Rumania Union”, ose USR, pasoi me 19.17%. Ajo mundi me një diferencë të vogël kryeministrin aktual, Marcel Ciolacu të Partisë Social Demokrate, ose PSD, i cili mori 19.15% të votave të numëruara. George Simion, lideri i Aleancës për Unitetin e Rumunëve të ekstremit të djathtë, ose AUR, mori 13.87%.
Është hera e parë në historinë 35-vjeçare postkomuniste të Rumanisë që PSD-ja nuk ka një kandidat në rundin e dytë të një gare presidenciale.
Pas mbylljes së qendrave të votimit të dielën, 9.4 milionë njerëz, apo rreth 52.5% e votuesve me të drejtë vote, kishin votuar, sipas Byrosë Qendrore të Zgjedhjeve.
Rundi i dytë i votimit do të mbahet më 8 dhjetor. Georgescu, 62 vjeç, fitoi 43.3% të votave në diasporën e madhe të Rumanisë, krahasuar me Lasconi që mori 26.8%.