Botë

Rubio: Zhvendosja e palestinezëve të Gazës do të ishte e përkohshme

Marco Rubio

Foto: Associated Press

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se propozimi i presidentit, Donald Trump, për të zhvendosur popullsinë e Gazës në vendet fqinje, do të ishte i përkohshëm.

Deklarata e tij vjen dy ditë pasi Trumpi ka deklaruar se SHBA-ja mund ta marrë nën kontroll Gazën dhe të zhvendosë miliona palestinezë që jetojnë atje, një ide që ka nxitur kritika nga OKB-ja, organizatat e të drejtave të njeriut dhe disa prej shteteve më të fuqishmë në botë, raporton BBC.

Gjatë një udhëtimi në Guatemalë, Rubio ka thënë se propozimi i Trumpit nuk është "armiqësor", por një "lëvizje bujare", duke treguar "gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për t'u bërë përgjegjëse për rindërtimin e asaj zone".

Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka sqaruar deklaratën e Trumpit duke thënë të mërkurën se SHBA-ja nuk planifikon të dërgojë trupa në territorin e shkatërruar nga lufta.

Leavitt po ashtu ka thënë se ideja e presidentit ishte për largim të përkohshëm. 

Mirëpo Trumpi ka thënë të martën se zhvendosja do të ishte e përhershme.

Kina, Turqia, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe kanë kundërshtuar idenë, duke thënë se palestinezët duhet të lejohen ta rindërtojnë vendin e tyre.

LEXO EDHE: