Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka shkruar në X se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta udhëheqin dhe ta bëjnë Gazën përsëri të bukur", duke iu referuar sloganit "Ta bëjmë Amerikën të madhërishme sërish”, që ka qenë një aspekt kyç i fushatave presidenciale të Donald Trump që nga viti 2016.
"Gaza duhet të jetë e lirë nga Hamasi... Siç tha [Trump] sot, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të udhëhequr. Qëllimi jonë është një paqe e qëndrueshme në rajon për të gjithë njerëzit”, ka shkruar Rubio.
Postimi i tij vjen pak pasi Trumpi argumentoi se 2.1 milionë njerëz që jetojnë në Gaza duhet të zhvendosen në vende të tjera arabe, duke lejuar SHBA-në të marrë Rripin e Gazës në dorë dhe ta kthejë atë në një rivierë të Lindjes së Mesme.
LEXO EDHE: