Meksikë

Rrotullohet një autobus në Meksikë, 14 të vdekur dhe 31 të lënduar

Aksident ne Meksike

Të paktën 14 persona humbën jetën dhe 31 të tjerë u lënduan në një aksident trafiku në Meksikë të dielën, thanë autoritetet, raportojnë mediumet meksikane.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Capulin-Chalma, kur autobusi u rrotullua. 

Autobusi ishte duke udhëtuar nga shteti i Meksikës për në atë të Guanajuatos. 

Të dhënat e para janë për 14 të vdekur e 31 të lënduar, ka thënë një burim nga Ministria lokale siguri. 
Aksidentet e trafikut po rriten në Meksikë nga viti 2020. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave të Meksikës (INEGI) janë regjistruar 377,231 aksidente trafiku në vend në vitin 2022.

Më 24 shkurt, 10 persona humbën jetën në një aksident trafiku në shtetin San Luis Potosi (në qendër-veri), mes tyre katër të mitur.

Të shtunën, një kamion goditi emigrantët që po ecnin në këmbë, duke vrarë tre prej tyre në shtetin e Oaxaca, sipas mediave meksikane.