Një aeroplan u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan të mërkurën, ka thënë në një deklaratë Ministria e Emergjencave kazake, transmeton Reuters.

Ministria tutje ka thënë se në aeroplan ishin 62 pasagjerë dhe pesë anëtarë ekuipazhi. Fillimisht u raportua se në aeroplan ishin 105 pasagjerë dhe pesë anëtarë ekuipazhi. 

Raportohet për disa të mbijetuar pasi aeroplani u rrëzua teksa po bënte ulje emergjente. 

Agjencitë ruse të lajmeve kanë thënë se aeroplani i përket “Azerbaijan Airlines” dhe pritej të fluturonte nga Baku në Grozny në Çeçeni të Rusisë. Por aeroplani kërkoi ulje emergjente në aeroportin Aktau në Kazakistan, pasi u devijua për shkak të mjegullës së madhe në Grozny.

Sipas “Kazaeronavigatsia”, aeroplani shpalli gjendje emergjente pasi u përplas me një zog dhe i dështoi sistemi i aterrimit.

VIDEO:

 

 

32 të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan

3 muaj më parë / 25 dhj 2024 13:08
Aeroplani

Pjesa e shkëputur e aeroplanit, ku mbijetuan 32 pasagjerët

Në 32 ka shkuar numri i të mbijetuarve pas rrëzimit të aeroplanit në Kazakistan, ka raportuar AP-ja të mërkurën.

Të paktën 67 persona kanë vdekur, kanë njoftuar autoritetet qendrore.

Aeroplani u rrëzua në qytetin kazak Aktau, i kompanisë ajrore Azerbaijan Airlines, teksa po tentonte një ulje emergjente.

Destinacioni i tij ishte Grozny në Rusi.

VIDEO:

28 të mbijetuar në rrëzimin e aeroplanit në Kazakistan

3 muaj më parë / 25 dhj 2024 11:00
Rrezimi i aeroplanit ne Kazakistan

Photo: Associated Press

Ministria e Emergjencave e Kazakistanit ka njoftuar se të paktën 28 persona kanë mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit në qytetin kazak Aktau të mërkurën, raporton agjencia “AP”. 

Aeroplani i “Azerbaijan Airlines” u rrëzua teksa po tentonte ulje emergjente në Aktau. Kishte pasur destinacion Gorznyn në Rusi. 

Ministria e Emergjencave e Kazakistanit ka njoftuar në “Telegram” se 67 persona ishin në aeroplan, përfshirë pesë pjesëtarë të ekuipazhit. Tha se 28 i mbijetuan rrëzimit dhe u hospitalizuan. Agjencia ruse e lajmeve “Interfax” ka cituar Ministrinë duke thënë se mund të ketë më tepër të mbijetuar dhe se ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes kanë nxjerrë katër trupa të pajetë. 

Aeroplani “Embraer 190” bëri ulje emergjente rreth 3 kilometra nga Aktau. 

Fillimisht u raportua për 25 të mbijetuar, por më pas Ministria e Emergjencave e Kazakistanit njoftoi për 28 të mbijetuar. 

Sipas “Azerbaijan Airlines”, 37 pasagjerë ishin shtetas të Azerbajxhanit, 16 të Rusisë, gjashtë të Kazakistanit dhe tre të Kirgistanit. 

Një zëdhënës i Autoritetit të Aviacionit Civil të Rusisë, Rosaviatsia, tha se sipas informatave fillestare piloti vendosi të tentonte ulje emergjente në Aktau pasi një goditje nga zogjtë solli “një situatë emergjente”. 

Në xhirimet shihet aeroplani duke bërë ulje të shpejtë para se të shpërthente në zjarr.