Autoritetet në Gaza kanë përfunduar kërkimin e tyre për varreza masive në një spital në jug të rripit, dhe kanë bërë të ditur se kanë zbuluar në total 392 trupa.
Sipas tyre, disa prej trupave mbanin të veshur ende fustane kirurgjikale, raporton CNN.
Një zyrtar nga Mbrojtja Civile Palestineze në Gaza, ka thënë se punonjësit kanë identifikuar 165 trupa në kompleksin mjekësor “Nasser” në Khan Younis, pas tërheqjes së forcave izraelite nga zona, më herët këtë muaj.
Zyrtari Mohammed Al- Mighayyer ka thënë se edhe 227 trupa të tjerë po vazhdojnë të ekzaminohen për t’iu zbuluar identiteti.
“Kemi gjetur tri varreza masive, të parën përballë morgut, të dytën prapa morgut dhe të tretë në veri të ndërtesës së dializës”, ka deklaruar Mighayyer.
Forcat Izraelite të Mbrojtjes (IDF) e kanë mohuar se ata kanë varrosur trupa palestineze në varreza masive, duke shtuar se një varrezë në kompleksin “Nasser” ishte e gërmuar nga palestinezët disa muaj më parë.
Mbrojtja Civile e Gazë ka thënë se rreth 100 trupa ishin të varrosur në varreza në spitalin “Nasser” para se operacionit të IDF-së atje.