Një rrahje masive ka ndodhur të shtunën mbrëma në një restorant në Wuppertal, ku po organizohej aheng për fejesën e një çifti afgan, shkruan “Bild”.
Policia u thirr në restorant rreth orës 22:00, pasi në festën mes dy familjeve afgane erdhi deri te debati dhe një zënkë masive.
Madje një nga burrat edhe nxori thikën e ia drejtoi policisë.
Kur policët kishin arritur te vendi i ngjarjes, kishte skena kaosi. Rreth 60 persona që po rriheshin mes vete në rrugë, gratë duke u larguar me nxitim me fëmijët e tyre të përlotur.
Kur policia tentoi të ndalte zënkën, një 23-vjeçar nxori thikën. Polici u desh ta përdorte një elektroshok për ta çarmatosur atë.
Katër policë u lënduan derisa tentuan ta qetësonin situatën. Disa nga të ftuarit po ashtu morën lëndime. Pati edhe disa të arrestuar.
Policia e mbylli ndejën dhe gjithë të ftuarit u desh të shkonin në shtëpi.