Botë

Rishi Sunak thërret zgjedhje të përgjithshme më 4 korrik

Rishi Sunak

Rishi Sunak

Foto: Associated Press

E përditësuar:  Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, e ka konfirmuar të mërkurën se më 4 korrik do të mbahet zgjedhjet e përgjithshme.

Ai ka thënë se zgjedhjet do të jenë një zgjidhje, në të cilat do të merret vendimi i mirë për një të ardhme më të mirë për njerëzit.

Gjatë një fjalimi pas takimit të kabinetit të tij qeveritar, Sunak ka thënë se qeveria e tij ka krijuar një të ardhme më të mirë për fëmijët në Britani.

Ai e ka pranuar se ai nuk mundet dhe nuk do të deklaronte se kanë bërë gjithçka në mënyrë të duhur derisa ishin në pushtet, por ka shtuar se është krenar me ato që kanë arritur. 


Rishi Sunak pritet të thërrasë zgjedhje të përgjithshme më 4 korrik

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, pritet që të thërrasë të mërkurën zgjedhje të përgjithshme për 4 korrik.

BBC-ja raporton se Sunak është duke e informuar kabinetin qeveritar lidhur me planet e tij.

Sipas BBC-së, Parlamenti britnaik pritet të shpërbëhet javën e ardhshme.

Në këto zgjedhje pritet që të ketë një garë në të cilën Keir Starmer do të përpiqet të marrë pushtetin për laburistët, pas 14 vitesh qeverisje të udhëhequr nga konservatorët. 

Laburistët janë rreth 20 pikë përpara në sondazhe, dhe Starmer pritet gjerësisht të bëhet kryeministri i ardhshëm pas transformimit të partisë së tij që nga humbja historike e zgjedhjeve gati pesë vjet më parë.