Botë

Rikthimi i sulmeve në Gaza është vetëm fillimi, thotë Netanyahu

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar të martën se vala e sulmeve të nisura në Gaza gjatë natës dhe që ka vazhduar edhe të martën, është “vetëm fillimi”.

Në një deklaratë televizive ai ka thënë se luftimet do të vazhdojnë derisa Izraeli të ketë arritur qëllimet e tij të luftës, raporton BBC. 

Netanyahu ka akuzuar Hamasin se refuzoi propozimet e Izraelit për bisedimet e armëpushimit. 

“Tani e tutje, negociatat do të bëhen vetëm nën zjarr”, ka shtuar ai.

Ai ka falënderuar izraelitët dhe ka thënë se së bashku ata "po ndryshojnë fytyrën e Lindjes së Mesme". 

Më shumë se 400 njerëz kanë mbetur të vdekur nga rikthimi i sulmeve izraelite në Gaza të martën.

LEXO EDHE: