Ka rifilluar vaksinimi kundër poliomielitit për fëmijët, të martën, në kampin e refugjatëve Jabaliya në Rripin e Gazës, ka njoftuar Ministria palestineze e Shëndetësisë, raporton agjencia “AP”.
Agjencia e OKB-së për fëmijë ka bërë të ditur se fushata e vaksinimit, e cila filloi pas rastit të parë të poliomielitit të raportuar në 25 vjet, ka arritur të tejkalojë objektivin e saj dhe kanë arritur të vaksinojnë 189 mijë fëmijë.
Agjencitë e OKB-së shpresojnë që të zgjerojnë fushatën e vaksinimit në veri si dhe në jug të territorit.
Ata shpresojnë të vaksinojnë gjithsej 640 mijë fëmijë.