Botë

Republika Dominikane shpall antikushtetues ligjin që ndalon lidhjet mes individëve të së njëjtës gjini

Republika Dominikane

Gjykata e Lartë e Republikës Dominikane e ka shpallur antikushtetues ligjin që ndalon aktivitetet seksuale mes individëve të të njëjtit seks në vendin ishullor të Karaibeve, raporton BBC.

Gjykata vendosi se disa pjesë të ligjit që kriminalizonin këto marrëdhënie bien ndesh me kushtetutën e vendit.

Gjykata vendosi se nenet 14 dhe 16 të Ligjit për Kundërvajtjet Seksuale, i cili kriminalizonte aktivitetin seksual të të njëjtit seks ndërmjet të rriturve, ishin antikushtetuese.

“Dekriminalizimi ndihmon në krijimin e një mjedisi ku individët, pjesë e komunitetit LGBTQ, mund të jetojnë hapur pa frikë nga persekutimi, duke ua mundësuar atyre të kenë qasje në kujdesin shëndetësor, arsim dhe punësim pa u përballur me diskriminim”, kanë deklaruar nga Outright International, një OJQ për të drejtat e komunitetit LGBTQ.

Ligjet që kriminalizojnë aktivitetin seksual midis njerëzve të të njëjtit seks në vendet anglishtfolëse të Karaibeve u imponuan për herë të parë nga britanikët nën sundimin e tyre në vitet 1800, sipas një raporti nga Outright.

Vitet e fundit, një numër i kombeve anglofone të Karaibeve kanë shfuqizuar ligje të tilla.

Pesë kombe të tjera të Karaibeve, Guyana, Grenada, Jamaica, Shën Vincenti dhe Grenadine, ende i kriminalizojnë marrëdhëniet e të njëjtit seks.