Botë

Republika Domenikane konfiskon gati 10 tonë kokainë të fshehura në banane

kokaina

Autoritetet në Republikan Domenikane kanë gjetur kokainë të fshehur në një ngarkesë me banane e cila ishte drejtuar për në Evropë.

Zyrtarët kanë konfiskuar 9500 kilogramë kokainë në një port të kryeqytetit Santo Domingo.

Kokaina ishte fshehur në 320 pako, e cila kap vlerën 250 milionë dollarë.

Të paktën 10 persona të lidhur me portin janë nën hetim. Ngarkesa me banane kishte ardhur nga Guatemala, sipas Drejtorisë Kombëtare të Kontrollit të Drogës.

Agjencitë monitoruese kanë raportuar se Karaibet po rishfaqen si rrugë kryesore e trafikut të drogës nga Kolumbia në Evropë.

Një raport i vitit të kaluar zbuloi se përdorimi i kokainës po rritet në disa vende të Evropës Perëndimore, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Belgjikën, Francën dhe Spanjën.

Evropa përbënte 21 për qind të përdoruesve të kokainës në botë në vitin 2020, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara.

Provat tregojnë se përdorimi i drogës po sjell pasoja të rënda shëndetësore, me të dhënat e fundit që tregojnë se vdekjet nga droga në Angli dhe Uells arritën nivelin më të lartë në 30 vjetët e fundit