Botë

Reporteri ndalon transmetimin për ta shpëtuar një grua nga vetura që po përmbysej

Reporteri ndalon transmetimin për ta shpëtuar një grua nga vetura që po përmbysej

Një reporter në Atlanta ka ndalur lidhjen e tij direkte të transmetimit rreth uraganit “Helene”, që të shpëtonte një grua nga automjeti që ishte bllokuar nga përmbytjet.

Në videon e shpëtimit e cila u publikua, meteorologu Bob Van Dillen shihet duke përshkruar se si gruaja voziti në zonën e përmbytur.

Ai i tregon se ka thirrur ekipet e ndihmës, por gruaja dëgjohet duke bërtitur në panik. Më pas, gjatë transmetimit ai kthehet kah kamera dhe thotë: “Është një situatë. Ne do të kthehemi te ju pas pak. Do të shoh nëse mund ta ndihmoj zonjën”.

Më pas, Van Dillen shihet që ecën përmes rrugës së mbushur me ujë me gruan në shpinë duke e dërguar në një zonë të sigurt.