Rebelët e armatosur sirianë po tentojnë të kryejnë një operacion për ta rrethuar kryeqytetin, Damask, ka shkruar një zëdhënës në Telegram.
Hassan Abdulghani ka thënë se “faza finale” e operacionit të tyre për ta “rrethuar” Damaskun ka filluar.
Ushtria siriane ka mohuar se forcat e saj po tërhiqen nga rajoni i Damaskut, duke i quajtur raportimet të rreme, raportoi CNN.
Pas marrjes së Alepos dhe Hamas, rebelët duket se me shpejtësi po shkojnë përpara qytetit tjetër, Homs, ndërsa banorët kanë nisur të ikin në frikë se do të ketë luftime.
Fraksione të tjera të rebelëve po luftojnë edhe nga jugu i vendit. Ato kanë marrë kontrollin e qytetit Daraa në jugperëndim të Sirisë, duke iu afruar kështu Damaskut.