Avancimi i shpejtë i forcave rebele siriane ka qenë i jashtëzakonshëm. Forcat rebele janë parë shumë afër qytetit Homs që lidhet me Damaskun. Dhjetëra mijëra njerëz janë larguar për t’i ikur luftimeve të mundshme.
Pas marrjes nën kontroll të dy qyteteve të mëdha brenda një javë, synimi është Homsi. Qyteti Homs është strategjikisht shumë më i rëndësishëm se Alepo apo Hama. Kjo sepse ai shtrihet në një udhëkryq që nga perëndimi çon në zemrën e mbështetjes për dinastinë Assad dhe nga jugu çon në Damask.
Jordania ka mbyllur kufijtë me Sirinë. Ministri i Brendshëm, Mazen al-Faraya, ka thënë se mbyllja e kufirit vjen për shkak të sigurisë, raportoi BBC.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kapur në befasi nga avancimi i shpejtë i forcave rebele siriane, ka thënë ish-ambasadori James Jeffries. Ai ka theksuar se zhvillimet në Siri i kanë shqetësuar të gjithë të përfshirit në rajon.
“Një ndryshim i tillë dramatik në balancin e pushtetit në Siri i bënë të gjithë nervozë sepse të gjithë kanë nga një pjesë të Sirisë”, ka thënë ai.