Botë

Reagon Melania Trump për sulmin ndaj bashkëshortit

Melania Trump

Bashkëshortja e Donald Trumpit, Melania tha se kur pa plumbin që goditi burrin e saj “kuptoi se jeta e saj dhe e Barronit (djalit të tyre) ishte në prag të shkatërrimit”.

Në një letër të publikuar në rrjetin social X, Melania tha se u është mirënjohëse agjentëve të shërbimit sekrete dhe zyrtarëve të zbatimit të ligjit që rrezikuan jetën e tyre.

“Amerika, struktura e kombit tonë të butë edhe copëtuar, por guximi dhe arsyeja e shendoshë duhet të ngjiten dhe të bashkojnë. Kur pash atë plumb të dhunshëm që qëlloi burrin tim, Donaldin, kuptova se jeta ime dhe e Barraonit ishin në prag të ndryshimit shkatërrues. U jam mirënjohës agjentëve të guximshëm të shërbimit sekret dhe zyrtarëve të zbatimit të ligjit që rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur bashkëshortin tim”, ka thënë ajo.

Bashkëshortja e kandidatit për president të SHBA-së u shpreh tutje se një “përbindësh tentoi të nxiste pasionin e Trumpit”.

“Aspektet thelbësore të jetës së burrit tim, ana njerëzore e tij, u varrosën poshtë makinës politike”, ka shtuar ajo.