Si një diplomat i lartë, Manuel Rocha kishte qasje në një mori informacionesh të fshehta dhe të ndjeshme të inteligjencës. Qeveria e SHBA-së tani po përpiqet të përcaktojë saktësisht se sa prej tyre dyshohet se ua kaloi menaxherëve të tij kubanë ndërsa ishte në Departamentin e Shtetit
Kur ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bolivi, Manuel Rocha, u arrestua në Miami dhe u akuzua nga punëdhënësi i tij i mëparshëm - Qeveria amerikane - se kishte kaluar më shumë se 40 vjet si agjent i Kubës, kjo ishte një nga skandalet më të mëdha të spiunazhit që përfshinte ishullin e drejtuar nga komunistët këtë shekull.
Prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland, i quajti krimet e pretenduara të Rochas “një nga infiltrimet më të madha dhe më jetëgjatë të Qeverisë amerikane nga një agjent i huaj”.
Ani pse Manuel Rocha ende nuk është deklaruar i pafajshëm apo i fajshëm, shumë vëzhgues mbetën të habitur se si ai mund të ishte ngritur kaq lart në shërbimin diplomatik të SHBA-së, ndërkohë që i shmangej zbulimit për kaq gjatë, duke shfrytëzuar reputacionin e tij si konservator teksa në fshehtësi kishte lidhur aleancë të thellë me Revolucionin Kuban.
Dëshmitë e regjistruara nga një zyrtar i fshehtë i FBI-së, i paraqitur si një kontakt i Qeverisë kubane, duket se e tregojnë atë duke përshkruar Shtetet e Bashkuara si “armik”, duke lavdëruar liderin e ndjerë kuban, Fidel Castro, dhe duke u mburrur se ka ruajtur me sukses identitetin e tij të dyfishtë për dekada.
Një njeri që nuk u befasua plotësisht, megjithatë, ishte James Olson, ish-kreu i kundërzbulimit në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA). Ai ka vite përvojë të dorës së parë në shërbimin e inteligjencës së Kubës, Drejtorinë e Përgjithshme të Inteligjencës (DGI).
“Unë do t'i rendit ato si shërbimin më rëndues të inteligjencës kundër të cilit kam punuar ndonjëherë”, thotë ai. “Kjo nuk është vetëm sepse ata janë kaq dinakë dhe kaq të pamëshirshëm, por sepse janë kaq të mirë”.
Ish-agjenti i CIA-s Olson, thotë se ideja se Kuba dyshohet se “drejtoi” Rochanin për katër dekada është pjesë e modus operandit të tyre, veçanërisht me spiunët ideologjikë në krahasim me ata mercenarë.
“Ata gjithashtu kanë pasur humbje të tjera të mëdha kubane për shumë e shumë vjet”, shpjegon ai, duke iu referuar një numri qytetarësh amerikanë që u zbuluan se kishin spiunuar për Kubën.
“Ata drejtuan Ana Montesin për 16 vjet, Philip Agee për 15 vjet, çiftin Myers për 26 vjet”. Rasti “Rocha”, thotë ai, është në përputhje me punën e tyre.

Forcimi i agjencisë
Olson thotë se ekziston një keqkuptim i zakonshëm se DGI-ja u forcua pas rënies së Murit të Berlinit, kur KGB-ja u tërhoq nga ishulli.
Jo kështu, argumenton ai. Në fakt, ai beson se grupi është më i sofistikuar se kurrë.
“Unë i konsideroj kubanët më të disiplinuar dhe ndoshta më të fortë sesa ka qenë ndonjëherë KGB-ja. Fakti që KGB - ose SVR, siç është sot - ndoshta i sponsorizon ata më pak se në të kaluarën. Nuk mendoj se ka ndikuar në aftësinë e tyre për të kryer operacione në asnjë mënyrë”.
“Ata e kanë tejkaluar KGB-në për sa i përket zanatit, motivimit dhe rezistencës ndaj deportimit”, thotë ai.
Është pikë e cila i erdhi në shtëpi James Olson në qershor 1987, kur një spiun kuban, Florentino Aspillaga, hyri në Ambasadën e SHBA në Vjenë dhe dezertoi. Dëshmia që ai u dha amerikanëve tronditi shefat e inteligjencës amerikane dhe zbuloi shtrirjen dhe kalibrin e rrjetit të spiunazhit të Fidel Kastros.
“Aspillaga më tha disa gjëra shumë shqetësuese”, kujton Olson. “Ai ka treguar se DGI-ja kubane kishte drejtuar me sukses 38 agjentë të dyfishtë kundër nesh. Kështu që çdo agjent që ne mendonim se do të kishim rekrutuar në ishull ishte, në fakt, duke u kontrolluar nga DGI-ja”.
Ende e vë në dukje njeriun në pension të CIA-s se, me pranimin e tij, kubanët ia dolën më mirë.
“Ata na kishin në pronësi. Na rrahën. Kjo është një nga arsyet që unë kam këtë inat personal ndaj shërbimit të inteligjencës kubane, sepse ata kanë qenë kaq të suksesshëm në operimin kundër nesh”.
Si një diplomat i lartë, Manuel Rocha kishte qasje në një mori informacionesh të fshehta dhe të ndjeshme të inteligjencës. Qeveria e SHBA-së tani po përpiqet të përcaktojë saktësisht se sa prej tyre dyshohet se ua kaloi menaxherëve të tij kubanë ndërsa ishte në Departamentin e Shtetit.
Nga ana e saj, Kuba nuk ka bërë asnjë koment për Manuel Rochan, arrestimin e tij apo akuzat me të cilat përballet në Miami.
Sa herë që përmendet spiunazhi apo pozicioni themelor i Kubës, është se ajo është detyruar të përdorë çdo metodë që ka në dispozicion për të mbrojtur revolucionin nga më shumë se 60 vjet administrata të njëpasnjëshme amerikane që përpiqeshin të detyronin qeverinë e drejtuar nga komunistët nga pushteti.
Një nga ish-spiunët më të njohur të Kubës është Gerardo Hernández. Ai ishte kreu i një unaze prej pesë zyrtarësh kubanë të inteligjencës që depërtuan në grupe kubane amerikane anti-Castro në Florida në vitet 1990.
Ai u arrestua në vitin 1998 për komplot për të kryer akuza për spiunazh dhe kaloi 16 vjet burgim përpara se të lirohej si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve gjatë shkrirjes së epokës së Obamës me Havanën.
Dëshmia e kryespiunit
Në një intervistë ekskluzive në Havanë, Gerardo Hernández pretendoi se SHBA-ja vazhdoi të lejonte grupet e armatosura kundër Kastros të “operojnë lirshëm” dhe “pa u pandëshkuar” në tokën amerikane, duke e lënë Kubën “pa zgjidhje tjetër veçse të kërkojë atë lloj informacioni të fshehtë”.
Ndërsa këmbënguli se kishte dalë në pension si zyrtar i inteligjencës shumë kohë më parë, ai pranoi se spiunazhi Kuba-SHBA mbetet një pjesë kyç e marrëdhënieve të tyre dypalëshe hapur armiqësore.
“Nëse tani ka njerëz që komplotojnë terrorizëm kundër Kubës, me shumë mundësi do të ketë patriotë kubanë që kërkojnë informacionin që na nevojitet për të mbrojtur vendin tonë”, ka theksuar ai.
Përpara gjyqit të Manuel Rochas, Gerardo Hernandez, tani një anëtar me ndikim i Këshillit të Shtetit të Kubës, mbetet i mbyllur në lidhje me çështjen duke thënë se ai di vetëm “atë që kam lexuar në lajme”.
Megjithatë, në të njëjtën frymë, ai pranon se spiunët ideologjikë, siç ishte ai vetë në vitet 1990, janë më të vështirë për t’u zbuluar dhe më të aftë në tregtinë e tyre sesa ata që janë në të për para.
“Dikush që bën diçka jo për para apo për fitim, por për idealet e tij, është gjithmonë një profesionist më i mirë në këtë fushë”, thotë ai.
Çuditërisht, ish-kundërshtari i tij, James Olson, ka një pamje shumë më të zbehtë të Manuel Rochas të turpëruar.
“Ai është një tradhtar. Ai e ka tradhtuar vendin tonë. Unë mendoj se kjo është përbuzëse dhe nuk mendoj se do ta shohë përsëri dritën e ditës”.
Përktheu: Blerta Haxhiu