Botë

Raportohet se një tjetër komandant i Hamasit u vra në një sulm të Izraelit

Raportohet se një tjetër komandant i Hamasit u vra në një sulm të Izraelit

Një sulm ajror izraelit në një automjet në Bregun Perëndimor të pushtuar vrau një komandant të grupit të armatosur palestinez Hamas të shtunën, raportuan mediat e lidhura me Hamasin, teksa agjencia palestineze e lajmeve "WAFA" bëri të ditur  se katër burra të tjerë u vranë gjithashtu.

Identiteti i të tjerëve nuk ishte i qartë, sipas raportit të WAFA-s, i cili citon zyrtarët shëndetësorë.

Ushtria izraelite ka njoftuar se kishte kryer një sulm ajror kundër një celule militante rreth qytetit Tulkarm të Bregut Perëndimor. Mediat e Hamasit raportuan  se një automjet që transportonte luftëtarë ishte goditur dhe se një nga komandantët e brigadave të saj Tulkarm u vra, raporton Reuters. 

Dhuna në Bregun Perëndimor ishte në rritje përpara fillimit të luftës Izrael-Hamas në Gaza më 7 tetor dhe është rritur që atëherë, me sulme të shpeshta izraelite në territor.

Tensionet në mbarë rajonin janë rritur këtë javë pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran të mërkurën, një ditë pasi u tha se ishte vrarë në Bejrut  komandanti i lartë ushtarak i Hezbollahut, Fuad Shukr.

Hamasi dhe Irani kanë akuzuar Izraelin për kryerjen e atentatit dhe janë zotuar të hakmerren kundër armiqve. Izraeli as nuk e ka marrë dhe as nuk e ka mohuar përgjegjësinë për vrasjet.