Botë

Raportohet për 12 të vdekur në sulmin izraelit në një shkollë në Gaza

Palestinezet pas sulmeve ne Gaza

Foto: Ilustrim

Foto: Associated Press

Të paktën 12 palestinezë janë vrarë në një sulm ajror izraelit në një shkollë në Gaza ku po strehoheshin të zhvendosurit, ka njoftuar Mbrojtja Civile e drejtuar nga Hamasi, raporton “BBC”. 

Një zëdhënësi ka thënë se ekipet e kërkim-shpëtimit po e kanë të vështirë t’i nxjerrin trupat e personave të ngujuar nën rrënoja në shkollën “Mustafa Hafez” në lagjen perëndimore Rimal. 

Ushtria e Izraelit ka thënë se ka shënjestruar një qendër komanduese të Hamasit që gjendej brenda shkollës dhe se kishte marrë masa për të minimizuar rrezikun për civilët. 

Më herët të martën është njoftuar se janë marrë trupat e gjashtë pengjeve izraelite që po mbaheshin në zonën Khan Younis në Gaza. 

Burrat ishin në mesin e 251 personave që u morën peng brenda territorit izraelit më 7 tetor në sulmet e Hamasit. Në ato sulme u ranë 1200 persona. 

Izraeli ndërkohë nisi një ofensivë ajrore e tokësore për ta shkatërruar Hamasin, gjatë të cilës u vranë mbi 40 mijë e 170 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. 

Sulmi në shkollën “Mustafa Hafez” në Gaza ndodhi të martën në mëngjes. 

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Basal, ka thënë të martën pasdite se ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të nxjerrin trupat e 12 personave.

Ai ka thënë se sulmi shënjestroi gjithë shkollën, ku ishin të strehuar rreth 700 persona.