Botë

Raporti i parë për sulmin e 7 tetorit: Ushtria e Izraelit dështoi t’i mbrojë civilët

sulmi i Hamasit

Foto: EPA

Ushtria e Izraelit e ka publikuar raportin e parë zyrtar të gabimeve të çuan në dështimet për mbrojtje gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, që nxiti më pas luftën në Gaza.

Raporti nxjerr përfundimet se Forcat e Mbrojtjes së Izralit “dështuan në misionin e tyre për të mbrojtur civilët izraelitë”.

Raporti prej 19 faqesh përmban shumë nga çka dihet deri tash që çoi në humbjet katastrofike të 1,200 jetëve kur rreth 5,000 të armatosur nga Hamasit u futën në Izrael dhe morën 251 pengje.

Nuk ka të reja në raport, por ai shfaq rëndësinë me konkluzionet e ushtrisë duke treguar se si i nënvlerësoi kapacitetet e Hamasit, raportoi BBC.

Në raport thuhet se ushtria e konsideronte Gazën si kërcënim dytësor rreziku, me prioritetin që i jepte Iranit dhe Hezbollahut. Politika e Izraelit ndaj Gazës, thuhet në raport, ishte “paradoksale”: “Hamasi ishte i paligjshëm, por prapë se prapë nuk kishte asnjë përpjekje për të zhvilluar një alternativë” ndaj tij.

Thuhet se ushtria izraelite kishte pretenduar se Hamasi “nuk ishte as i interesuar e as i përgatitur për një luftë të shkallës së gjerë”.

Në raport thuhet më tej se disa muaj para luftës, Drejtoria e Inteligjencës ushtarake kishte filluar një detyrë të re, ku sugjeronte se plani i Hamasit nuk ishte më thjesht vizion por “draft konkret për planifikim operacional”.

Megjithatë, kjo nuk i shtyu zyrtarët e lartë në inteligjencë që ta marrin në vëmendje.

Veç tjerash, raporti thotë se në disa raste, ushtarët e plagosur u evakuuan përpara civilëve.