Botë

Qyteti i vijës së parë të frontit, që Rusia mund ta pushtojë sërish

Ashtu si Avdiivkan, një qytet tjetër lindor, forcat ukrainase kanë mbrojtur edhe Kupianskun. Përtej lumit Oskil, i cili i ndan qytetet, shihen shtëllunga tymi.

Krishtlindja në Kupiansk, ka mbetur vetëm emër. Shumica e fëmijëve janë evakuuar dhe një pjesë e popullsisë së saj prej 26 mijë banorësh ka mbetur.

Ekziston një tension, që vjen me të jetuarit afër vijës së parë të frontit. Brenda orës së parë që mbërritëm, dy sirena u dëgjuan dhe kishte zjarr artilerie që në hyrje.

Ky qytet u pushtua për gjashtë muaj dhe më pas u çlirua vitin e kaluar. Megjithatë, derisa mbështetja perëndimore filloi të zbehej, rusët filluan të tërhiqeshin.

“Të gjithë jetojmë buzë greminës, nga frika e vdekjes”, shpjegon Svitlana. Ajo punon në një kioskë, në tregun lokal.

Tendosja është më akute këtu. Njerëzit kanë dyshime për praninë tonë dhe na filmojnë me telefonat e tyre.

“Kur shkojmë në punë, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë”, thotë ajo. “Nëse Rusia do të godasë me raketa, apo nëse do të kthehemi në shtëpi të gjallë”.

Derisa largoheshim nga tregu, një lehtësim i presionit u shoqërua, me të kuptuarit se sa bosh ishin rrugët. Kryesisht të moshuarit shëtisnin nëpër trotuare.

Rrugës qe një përjashtim, Sofia, një 17-vjeçare, e cila është rritur me agresionin rus. Babai i saj po lufton në front dhe shpejt e kuptuam, se si e ka ngurtësuar kjo luftë.

“Kur filloi pushtimi në shkallë të plotë, ne e kuptuam se kishte vdekje kudo”, thotë ajo. “Ta kuptosh këtë, të bën më të fortë dhe më të gjindshme në situata stresuese edhe gjatë granatimeve”.

Shtëpia e familjes së Sofias, në qytetin e afërt të Iziumit, u shkatërrua dhe ata u shpërngulën këtu. Të gjithë miqtë e saj u detyruan të largoheshin nga Kupiansku shumë kohë më parë.

Ajo nga pamja e jashtme ka shumë pak frikë, por është e qartë se nuk i bën përshtypje fati i vendit të saj, që përcaktohet nga politikanët skeptikë perëndimorë.

“Do t’i ftoja të shihnin me sytë e tyre se si është këtu”, thotë ajo. “Atëherë, ata nuk do të pyesnin më, nëse nevojitet ndihma apo jo”.

Ashtu si Avdiivkan, një qytet tjetër lindor, forcat ukrainase kanë mbrojtur edhe Kupianskun. Përtej lumit Oskil, i cili i ndan qytetet, shihen shtëllunga tymi.

Forcat ruse janë rreth 8 km larg, por ekziston frika se do të vijnë përsëri në bregun lindor të Oskilit.

Ambicia e Ukrainës, për të çliruar plotësisht territorin e saj ndihej më e largët në Kupiansk. Në vend të kësaj, trupat e saj po zmbrapsin valë pas vale, sulmet ruse.

Me dronët rusë, që enden vazhdimisht sipër qytetit, grumbullimet e mëdha të njerëzve janë të rrezikshme. Në një hambar afër Kupianskut, rreth 15 ushtarë luten për Krishtlindje.

Drita e qiririt ndriçon kondensimin nga fryma e tyre. Ka një shtresë të hollë bore në tokën e ngrirë jashtë.

Oleksiy, një ushtar nga brigada e 14-të e mekanizuar e veçantë, shpjegon mbrojtjen e vazhdueshme, që ata duhet ta mbajnë. “Është ditë e natë, nuk ka pushim, është 24/7”, thotë ai.

Ndërsa, Oleksiy lufton, politikanët e lartë amerikanë shijojnë pushimet e Krishtlindjeve, pasi nuk arritën të bien dakord për një paketë mbështetjeje ushtarake për Kievin, me vlerë pothuajse 50 miliardë paund.

“Rusët kanë më shumë caqe, kështu që ne kemi nevojë për më shumë predha”, shpjegon Oleksiy. “Ata kanë shumë njerëz dhe makineri në betejë, nuk u vjen keq për asgjë”.

Kievi argumenton, se Moska nuk do të ndalet në Kupiansk, nëse pushtohet edhe një herë. Ajo ende e dëshiron të gjithë Ukrainën.

Ajo, që Rusia dëshiron ta bëjë me të vërtetë, është të shesë idenë e një fitoreje të Ukrainës. Edhe pse me rrjedhën e betejës, si në Kupiansk, kjo po bëhet gjithnjë e më e vështirë. (Përktheu: Forca Jashari)