Qeveria e Sllovakisë ka miratuar një ligj kushtetues që lejon gjuajtjen me armë zjarri të arinjve që kërcënojnë sigurinë publike, pas një rritje të numrit të arinjve në zonat urbane, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Kryeministri i vendit, Robert Fico ka njoftuar për vendimin pas një takimi të kabinetit të mërkurën.
Ministria e Mjedisit e Sllovakisë ka propozuar ligjin kushtetues që lejon gjuetarët dhe oficerët e policisë të qëllojnë arinjtë që hyjnë në zona të mbrojtura prej 500 metrash rreth çdo qyteti dhe fshati në Sllovaki.
Kryeministri sllovak ka theksuar se ky problem duhet të zgjidhet shpejt.
Qeveria sllovake dëshiron të shmangë diskutimet me publikun dhe ekspertët.
“Ne zgjodhëm ligjin kushtetues, që do të thotë se OJQ-të nuk mund të na përmes Gjykatës Kushtetuese”, u tha gazetarëve Tomáš Taraba, ministër i Mjedisit.