Një australiane po lufton për jetën e saj në spital pasi një qen ia ka kafshuar krahun duke ia këputur.
Shërbimet emergjente në Australi u njoftuan për rastin të premten, për një 34-vjeçare me lëndime serioze për jetën.
Krahu i saj i djathtë është këputur poshtë bërrylit, por pjesa e këputur u mor nga mjekët para se gruaja të dërgohej në spital. Ajo është në gjendje të rëndë por stabile, raportoi BBC.
Policia ka thënë se nuk pati mundësi tjetër pos ta qëllonte qenin deri në ngordhje.
Policia ka thënë se gruaja është gjetur jashtë shtëpisë me gjakderdhje të rëndë, ndërsa qeni, që besohet të jetë pit bull, ishte brenda.
“Ishte shumë agresiv, po përpiqej të dilte jashtë”.
“Kam qenë polic për 37 vjet, kjo është hera e parë që kam parë një lëndim kaq serioz si rezultat i një sulmi qeni”, ka thënë zyrtari policor Scott Warrick.