Botë

Putini zotohet se do t’i gjejë përgjegjësit e sulmit të Moskës

Vladimir Putin

Putini zotohet t'i gjejë përgjegjësit e sulmit të Moskës


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të martën se do të gjenden përgjegjësit e sulmit në Moskë, të cilët vranë 144 persona.

Duke folur në një takim me zyrtarët e zbatimit të ligjit, Putini ka thënë se sulmi në mars ishte “një armë” kundër Rusisë”, por ka paralajmëruar se është një “armë më dy tehe”, raportoi AP. 

“Çdo gjë, çdo informacion mund të shitet dhe blihet lehtë. Kështu që ne do t’i arrijmë konsumatorët përfundimtar”, ka thënë Putini. 

Një degë e Grupit Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Muajin e kaluar, Putini e pranoi se “islamistët radikalë” kanë kryer bastisjen, por pretendoi – pa dhënë prova – se Ukraina dhe Perëndimi ishin të përfshirë, pavarësisht mohimeve të ashpra të Kievit.

Putini ka thënë po ashtu se sulmi ishte bërë “për të përhapur panik dhe urrejtje në shtetin tonë, për ta ndarë Rusinë nga brenda”.

Ai u ka kërkuar autoriteteve që të parandalojnë “urrejtjen kombëtare, ksenofobinë dhe islamofobinë”.