Botë

Putini zhvillon këtë javë vizitë dyditore në Kinë

Vladimir Putin dhe Xi Jinping

Vladimir Putin dhe Xi Jinping

Foto: Associated Press

Ministria e Jashtme kineze ka bërë të ditur të martën se presidenti rus, Vladimir Putin, do të zhvillojë një vizitë dy-ditore në Kinë këtë javë.

Putini do të takohet me liderin kinez, Xi Jinping, gjatë vizitës që do të nisë të enjten, ka thënë ministri i Jashtëm kinez, Wang Wenbin, raporton AP.

Sipas tij, dy liderët do të “shkëmbejnë pikëpamjet në marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe për çështjet ndërkombëtare e interesat e përbashkëta”, ka deklaruar Wang, pa dhënë detaje të tjera.

Kremlini zyrtar e ka konfirmuar vizitën përmes një deklarate, ku thuhet se Putini do të shkojë në Kinë me ftesë të presidentit Xi.

Kina e ka mbështetur Rusinë politikisht në konfliktin në Ukrainë, dhe ka vazhduar të eksportojë pajisje makinerie, elekteronike dhe artikuj të tjerë, që po shihen si kontribut në përpjekjet ruse të luftës për të përparuar në Ukrainë. 

Kina është po ashtu një treg i rëndësishëm eksporti për furnizimet me energji, duke mbajtur Rusinë mirë të furnizuar. 

Vizita e Putinit në Kinë do të bëhet një jave pas një turneu që presidenti kinez, Xi Jinping zhvilloi në Evropë, duke vizituar Francën, Serbinë dhe Hungarinë.